KUSH DENONCON
KORRUPSION?
Korrupsioni mund të denoncohet nga çdo qytetar që ka qenë dëshmitar i korrupsionit, të cilit i është kërkuar të marrë pjesë në një veprim korruptiv ose ka informacion në lidhje me ndodhjen e një veprimi korruptiv dhe atë mund ta vërtetojë. Korrupsioni mund të denocohet nga çdo nëpunës shtetëror në rast se ai / ajo vëren sjellje të pandërgjegjshme, korruptive nga punonjësit në institucion, konflikt interesash dhe çdo gjë që mund të dëmtojë buxhetin e shtetit për përfitime personale.
A ËSHTË DENONCIMI I SIGURT?
Denoncimi i korrupsionit është i sigurt dhe i dobishëm për të gjithë ne. Shteti ka siguruar më shumë mekanizma dhe ka miratuar ligje për të siguruar sigurinë e qytetarëve të guximshëm që denoncojnë korrupsionin. Ne e përsërisim – çdo hap është ndërmarrë në mënyrë që askush në asnjë moment të mos ndihet i cënuar. Denonco çdo dyshim për veprime korruptive.
DENONCO KORRUPSION:
PSE TË KYÇENI NË LUFTËN
KUNDËR KORRUPSIONIT?
Thjesht, për një jetë më të mirë për ju dhe brezat tuaj të ardhshëm. Për tu siguruar që paratë publike përfundojnë në investime në të mirat publike.
INFORMACIONE DHE BURIME
MATERIALE NGA FUSHATA
PËR FUSHATËN
BezKorupcija.com është pjesë e fushatës “Tani gjithçka është publike – Korrupsioni nuk paguhet” dhe është udhërrëfyesi dhe partneri i juaj se si të ndërtojmë bashkërisht një shoqëri pa korrupsion.
Këtu mund të gjeni informacionet e nevojshme për t’u përfshirë në mënyrë aktive në luftën kundër korrupsionit.